KOKSH në kaos, Bezhani denoncon Bellon për abuzime financiare

schedule19:05 - 23 Tetor, 2019

schedule 19:05 - 23 Tetor, 2019

Hierarkia drejtuese e Komitetit Olimpik shqiptar është plotësisht e perçarë. Presidenti Viron Bezhani ka denoncuar zyrtarisht në sektorin e Krimit Ekonomik pranë policisë së shtetit edhe abuzimet financiare, sipas tij, pa firmën e tij dhe të kryera nga administrata e sekretarit Bello. Ky i fundit ka qenë sot për herë të dytë në sektorin e Krimit Ekonomik për të çuar dosjen e sqarimeve.

Komiteti Olimpik po shkon drejt degradimit të hierarkisë drejtuese. Abuzimet me fondet financiare  për një periudhë të gjatë sic edhe me vendosmëri president Bezhani akuzon,  shpërfillja dhe zhvleftësimi i institucionit të Presidentit të KOKSH, kanë bërë që Bezhani të bëjë lëvizjen e radhës.

Për herë të dytë sot, Drejtoria e Krimit të ekonomik pranë  Policisë së Shtetit ka thërritur dhe ka marrë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello pas një denoncimi zyrtar nga ana e kreut të KOKSH, Bezhani në lidhje me lëvizjen e paligjshme të fondeve, mosdeklarimin e të ardhurave tatimore në shtet, ku janë mbajtur po në mënyrë të paligshme sipas presidentit, si edhe lëvizje financiare bankare pa miratimin dhe firmën e kreut olimpik. Një situatë ku gëlon një carje e madhe institucionale mes presidentit dhe sekretarit të përgjithshem, e cila deri tani ka mbetur underground edhe për efekt të një rekomandimi ndërkombëtar, por që me raportimin personal së fundmi në Kongresin në DOHA nga vetë Bezhani për një pjesë të tyre, duket që situata ka ardhur në një pikë ku ndërhyrja shtetërore dhe ajo ndërkombëtare është totalisht e pashmangshme.

Bezhani nga ana e tij po sot ka bërë veprimet që sipas tij ia njeh ligji duke hequr dhe rekomanduar të pavlefshme firmën e sekretarit të përgjithshëm në llogaritë bankare të KOKSH, duke ngrirë tashmë e në vijim cdo lëvizje. Paralel me këtë krimi ekonomik ka kërkuar sot për herë të dytë sqarime nga ana e Bellos, për abuzimet financiare që janë denoncuar nga presidenti dhe që mund të cojnë në dërgimin në Prokurori të cështjes në ngarkim të ekzekutivit të KOKSH. Njëherësh bëhet me dije që pranë KOKSH kanë mbërritur edhe bursat e solidaritetit olimpik për katër muaj mar qershor, korrik dhe gusht, dhe paralel me këtë sportistët kanë disa muaj pa I marrë këto para, ata që janë caktuar ti marrin. Në një situatë të tillë lipset menjëherë ndërhyrja e Ministrisë përkatëse për të mësuar se cfarë ndodh në kupolën e sporteve në KOKSH, aty ku flitet që Komiteti Ekzekutiv ka pezulluar cuditërisht presidfentin nga të gjitha funksionet e tij, edhe pse një dicka të tillë, e mohon pala mazhoritare.

/ABC NEWS Albania 24/7