“Jam krenar që jam kapiteni i një skuadre si kjo, vazhdojmë përpara pa u frikësuar”, zbulohen fjalët e Lautaros pas finales të Superkupës së Italisë

schedule16:04 - 24 Janar, 2024

schedule 16:04 - 24 Janar, 2024

Lautaro Martinez thuhet se u ka thënë bashkëlojtarëve të tij të Interit se Superkupa e Italisë do të jetë më kuptimplotë nëse zikaltërit gjithashtu vendosin në duar trofeun e Scudettos këtë sezon.

“Gazzetta dello Sport” ka zbuluar një pjesë të fjalimit të Lautaros pas ndeshjes finale të fituar nga zikaltërit ndaj Napolit. “El Toro” ishte autori i golit të vetëm në minutën e 91’, gol i cili u dha zikaltërve trofeun e Superkupës së Italisë.

“Jam krenar që jam kapiten i një skuadre si kjo. Tani, ne duhet ta mbajmë nivelin lart, ky ishte vetëm hapi i parë. Kjo Superkupë d otë jetë edhe më kuptimplotë nëse fitojmë Scudetton. Ky është momenti vendimtar, duhet të fokusohemi te Fiorentina, e cila është shumë e rëndësishme për renditjen e tabelës.

Duhet të qëndrojmë të përqendruar deri në fund, siç bëmë kundër Napolit. Është rruga e duhur, duhet të vazhdojmë të mendojmë për veten, siç kemi bërë deri më tani. Nuk kemi asgjë për t’u frikësuar”, përfundoi kapiteni i Interit, Lautaro Martinez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!