Një grup vendesh perëndimore ka bërë thirrje edhe një herë për t’i dhënë fund sulmeve të kryera nga militantët Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq. Grupi, i cili përfshin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Gjermaninë dhe Australinë dënoi sulmet në një deklaratë të përbashkët të lëshuar të mërkurën.
“Sulmet që Houth ka nisur ndaj anijeve tregtare dhe detare që nga mesi i nëntorit përbëjnë një kërcënim për të gjitha vendet që mbështeten në transportin detar ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
“Ne i dënojmë këto sulme dhe kërkojmë t’u jepet fund atyre,” shtoi grupi.
Gjatë javëve të fundit, Houthi ka nisur sulme thuajse ditore ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq si pjesë e fushatës së tyre hakmarrëse kundër luftës së Izraelit në Gaza.
Në përgjigje të “sulmeve të vazhdueshme të paligjshme dhe të pamatura Houthi”, në deklaratën e së mërkurës thuhet se forcat e armatosura të SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar, me mbështetjen e homologëve të tyre, vendosën të kryejnë sulme të mëtejshme kundër tetë objektivave në zonat e kontrolluara nga Houthi.
/abcnews.al