Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Rripin e Gazës, Ashraf al-Qudra deklaroi se Izraeli ka shënjestruar sistemin e kujdesit shëndetësor që nga fillimi i luftës më 7 tetor dhe se ndihmat që hyjnë në zonë “nuk përmbushin nevojat themelore shëndetësore”.
“Ndihma që hyn në Rripin e Gazës nuk plotëson nevojat themelore shëndetësore. Ne përpiqemi të bëjmë dallimin midis rasteve midis të plagosurve dhe të sëmurëve për të shpëtuar kë mundemi.“, tha ai duke shtuar se Izraeli kontrollon mekanizmin për daljen e pacientëve që kërkojnë urgjentisht trajtim mjekësor jashtë Gazës.
Të premten, Unicef e përshkroi Rripin e Gazës si “vendi më i rrezikshëm në botë për fëmijët”.
“Para konfliktit më shumë se 500 kamionë hynin në Rripin e Gazës çdo ditë. Kur isha atje në nëntor, hynin rreth 60 kamionë ndihma në ditë. Tani, bëhet fjalë për rreth 130 kamionë në ditë krahas një mesatare prej 30 kamionësh komercialë në ditë. Kjo është me hapjen e një pike të dytë të kalimit, por ajo ende mbetet tërësisht e pamjaftueshme. Ne po përpiqemi të pikojmë ndihmën përmes një kashte për të plotësuar një oqean nevoje.”, tha zëvendësdrejtori ekzekutiv i Unicef, Ted Chaiban./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!