Bayern Munich ka arritur një marrëveshje verbale me Kieran Trippier . Sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland , 33-vjeçari është gati të largohet nga Newcastle dhe të transferohet menjëherë në Gjermani.
Dy klubet janë në kontakt dhe negociatat po shkojnë me shpejtësi drejt përfundimit, edhe nëse Freund, drejtor sportiv i bavarezëve, do të kishte preferuar të kishte Nordi Mukiele në huazim. Megjithatë, Freund po mësohet me idenë se plani i tij do të dështojë dhe për pasojë Trippier është emri i duhur si alternativë./ h.ll/abcnews.al