Humbja e fundit në kampionat i ka tërbuar tifozët e Arsenalit. “Topçinjtë” u mposhtën 1-0 në fushën e Sheffield United, duke regjistruar humbjen e dytë për këtë sezon. Ekipi i Unai Emery renditet në vend të pestë me 15 pikë pas javës së nëntë.
Tifozët e kanë humbur besimin kundrejt trajnerit spanjoll dhe kërkojnë largimin e tij. Në rrjetet sociale ka nisur aksioni #UnaiEmeriOut.
Kontrata e Emery me klubin anglez përfundon në verën e vitit 2021. Drejtuesit e klubit i kanë vënë objektiv kualifikimin në Champions League, përndryshe do të shkarkohet në fund të këtij sezoni. /abcnews.al