“Po dëmtohen investimet tona, arbitra marrin para”, kaos në Kosovë!

schedule10:49 - 23 Tetor, 2019

schedule 10:49 - 23 Tetor, 2019

Feronikeli kampion në fuqi nuk duron më. Presidenti Naser Ramaj akuzon drejtpërdrejt Federatën e Futbollit në Kosovë dhe gjyqtarët, të cilët sipas tij marrin para dhe më pas dënohen vetëm me një ndeshje. Ramaj thekson se ka njerëz të shitur që i bëjnë gjëra të tilla dhe dëmtojnë jo vetëm Feronikelin, por edhe klube të tjera.

“Një gol na u anulua dhe një penallti nuk është akorduar. Dëmet më të mëdha po na vijnë sivjet nga gjyqtarët. Fajin kryesor e ka Federata e Futbollit të Kosovës, që po bën pazare me djersën e huaj. Kjo është ndeshja e tretë që dëmtohet ekipi i Feronikelit, por nuk jemi te vetmit. Të gjitha klubet e kanë të njëjtin problem. Gjyqtarët në Kosovë që dëmtojnë ekipet dënohen me nga një ndeshje penalizim, por marrin para të majme për ato gabime tendencioze.

E kemi parë lojën e Dritës me Feronikelin, ku goli shënohet nga pozita jashtë loje me tre metra diferencë. Federata e Futbollit të Kosovës është e obliguar t’i dënojë ata gjyqtarë, por dënimet e tyre po i shohim. 90% të gjyqtarëve të Superligës janë njerëz të shitur së bashku me Federatën që e bënë përzgjedhjen e tyre”.

Jam shumë i zhgënjyer me ecurinë e sportit në Kosovë. Gjithë investitorët po e humbin durimin. Unë bëjë 600 kilometra të vi ta shoh një ndeshje e kur përfundon takimi kthehesh i dëshpëruar, sepse një gjyqtar ta shet lojën për 3000€ ose 5000€, thotë Ramaj mes të tjerave për “GazetaBlic”.

Tahir Batatina, trajner dhe president i Llapit

Arsim Kabashi, presidenti i Ballkanit, gjithashtu është i të njëjtin mendim dhe tregon se do të gjithë presidentët e klubeve do të mblidhen dhe të flasin në lidhje me dëmtimet që po u bëjnë arbitrat. Ai ndjen se investimet e bëra po hidhen poshtë, ndaj duhet vepruar. Tahir Batatina, trajneri dhe presidenti i Llapit, gjithashtu vë në dukje gjykimin e dobët.

“Nuk mundemi që me mjetet tona të luajnë persona të pandërgjegjshëm e që shiten me para, të cilët nuk i duhen futbollit dhe neve si donatorë. Kam projekte milonëshe për futbollin llapjan, së bashku me vëllezërit e mi, por nëse vazhdon kështu FFK-ja, ne jemi të detyruar të tërhiqemi nga futbolli kosovar. Ne po duam drejtësi e korrektësi dhe jo armiqësi mes vete, andaj nuk po dua armiq, por miq. Miqtë po na i humbin njerëzit për qëllime te caktuara, të cilat tashmë mirë po dihen. Unë, si President i KF Llapi 1932, kërkoj të jemi unik dhe të mos lejojmë që persona të caktuar ta prishin futbollin dhe ne mos të ikim me fajin e disa personave, që rinia jonë mos të ketë zhvillim dhe avancim”, thotë mes të tjerash Batatina. /abcnews.al