Dy debatet mes kandidatëve republikan janë anuluar pasi Nikki Haley dhe Donald Trump refuzuan të marrin pjesë vetëm disa ditë para zgjedhjeve të ardhshme paraprake në New Hampshire javën e ardhshme.
ABC dhe CNN anuluan debatet e tyre të planifikuara pasi Haley tha se ajo nuk do të merrte pjesë nëse Trump, i cili ka refuzuar të marrë pjesë në të gjitha debatet duke përmendur diferencën e tij të madhe në sondazh me rivalët e tij, mungon.
Haley preferoi të mërkurën në mbrëmje, t’u drejtohej mbështetësve të saj gjatë një mitingu parazgjedhor, duke kundërshtuar “kaosin” e Trump dhe presidentit amerikan Joe Biden.
Kandidatja e vetme femër për nominimin republikan, 51-vjeçarja duhet të marrë një mbështetje të fortë në Neë Hampshire, ku zgjedhjet paraprake mbahen të martën, për të qenë në gjendje të sfidojë Trump pas triumfit të tij në Ioëa, ku ai fitoi 51% të votave, krahasuar me 21% për Ron DeSandis dhe 19% për Haley.
Për të arritur qëllimin e saj, ajo po përpiqet të mbledhë numrin më të madh të votuesve të pavarur ose të moderuar në këtë shtet të vogël (1.4 milionë banorë), ku mund të votojnë edhe ata që nuk janë republikanë të regjistruar.
Në Neë Hampshire, “mbështetja për Trump duket solide”, tha Dante Scala, një profesor i shkencave politike në universitetin shtetëror.
Sipas një sondazhi të fundit të Universitetit Suffolk/NBC10 Boston/Boston Globe, ish-presidenti amerikan ka 50% të votave, krahasuar me 34% për Haley dhe 5% për DeSantis.
Nëse Trump fiton gjithashtu zgjedhjet paraprake në New Hampshire, ai do të forcojë pozicionin e tij si favorit për të fituar nominimin e republikanëve për një mandat të tretë radhazi.
/abcnews.al