Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia lëshoi 33 dronë dhe dy raketa në territorin ukrainas gjatë natës.
Forcat ajrore thanë në Telegram se mbrojtjet ajrore shkatërruan 22 nga dronët, ndërsa disa të tjerë “nuk arritën objektivat e tyre”. Nuk u tha se çfarë ndodhi me raketat, shkruan Sky News.
Zonat kryesore të sulmit ishin jugu dhe veriu i vendit, sipas forcave ajrore.
“Njësitë e raketave kundërajrore, grupet e lëvizshme të zjarrit dhe pajisjet EW të luftës elektronike janë të përfshira në zmbrapsjen e një sulmi ajror”, thuhrj në deklaratë./abcnews.al