Putin: Dëbimi i rusëve nga Letonia ndikon në sigurinë e Rusisë

schedule12:07 - 17 Janar, 2024

schedule 12:07 - 17 Janar, 2024

“Ngjarjet e ditëve të sotme në vendet baltike, duke përfshirë dëbimin e vazhdueshëm të rusëve nga Letonia, ndikojnë në sigurinë e Rusisë.”

Kështu u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në një takim me krerët e komunave ruse, shkruan Tass.

“Ngjarjet që po ndodhin në Letoni dhe në vendet e tjera baltike tani, kur populli rus po dëbohet, janë shumë serioze dhe ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e vendit tonë”, tha ai.

Autoritetet letoneze kanë dërguar letra të përsëritura duke kërcënuar se do të dëbojnë 985 rusë, të cilët nuk plotësuan kërkesën për të marrë një leje qëndrimi në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!