Pakistani akuzon Iranin për një sulm vdekjeprurës me raketa

schedule10:41 - 17 Janar, 2024

schedule 10:41 - 17 Janar, 2024

Pakistani tha të mërkurën, më 17 janar, se Irani ka kryer një sulm ajror në territorin e tij, duke vrarë dy fëmijë, pasi Teherani kreu sulme në Irak dhe Siri, kundër atyre që i cuajti “grupe terroriste antiiraniane”.

Pakistani dënoi sulmin ajror që ndodhi në orët e vona të së martës pranë kufirit mes dy shteteve, duke e cilësuar si “krejtësisht të papranueshëm” dhe duke shtuar se ishte i paprovokuar, shkruan REL.

Irani ende nuk ka komentuar për këtë ngjarje, por agjencia shtetërore e lajmeve, Nour News, tha se sulmi shkatërroi selinë në Pakistan të grupit xhihadist, Jaish al-Adl (Ushtria e Drejtësisë).

I formuar më 2012, Jaish al-Adl gjenden në listë të zezë të Iranit, pasi Teherani e konsideron si grup terrorist. Ky grup, viteve të fundit ka kryer disa sulme në tokën iraniane.

Sulmi vjen pasi Irani kreu sulme me raketa ndaj “selisë së spiunëve” në rajonin gjysmë-autonom kurd të Irakut, dhe ndaj caqeve “terroriste” në Siri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!