Peshkaqeni sulmon 10-vjeçarin në Bahamas, i kafshon këmbën

schedule08:40 - 17 Janar, 2024

schedule 08:40 - 17 Janar, 2024

Një djalë dhjetëvjeçar nga Maryland është sulmuar nga një peshkaqen në një resort në Bahamas.

Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u shtrua në spital pasi u kafshua në këmbën e djathtë nga një peshkaqen në një resort në Paradise Island.

Nuk ka detaje të mëtejshme për momentin.

Ndërsa, policia nuk e ka publikuar ende vendndodhjen e saktë të resortit, por besohet se është resorti Atlantis Paradise Island, i cili u ofron miqve të tij përvojën e takimit me peshkaqenë në kushte të kontrolluara.

Ndërkohë, hetimi është në vazhdim./abcnews.al