Në orën 20:45, “Bardhezinjtë” e Juventus do të presin në “mitikun” e Torinos, “Zijeshilët” e Sassuolo, në përballjen e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku “Zonja e Vjetër” do të kërkojë vetëm 3 pikë, për të mbajtur nën presion, “Zikaltërit” e Inter, të cilët që prej fillimit të kampionatit ndodhen në vendin e parë të tabelës.
Përsa i përket formacioneve, tekniku, Massimiliano Allegri i ka rreshtuar të tijët, me formulën 3-5-2, ku në portë është vendosur polaku, Szczesny e para tij në mbrojtje Rugani, Bremer e Danilo. Në krahët e mesfushës janë Kostic e Cambiaso, me qendrën që mbulohet nga Rabiot, Locatelli e Miretti, ndërsa sulmi përbëhet nga Dusan Vlahovic dhe talenti turk, Kenan Yildiz.
Në krahun tjetër, tekniku Alessio Dionisi i ka rreshtuar të tijët, me formacionin 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “veterani” Consigli. Në krahët e mbrojtjes janë Pedersen e Viti, me qendrën që mbulohet nga Erlic e Ferrari. Më të tërhequr janë Boloca e Matheus Henrique, ndërsa para tyre vendosur Berardi, Thorstvedt e Lauriente, me “bomberin”, Andrea Pinamonti, që ndodhet i vetëm në majën e sulmit. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: