Poloni/ Presidenti dhe qeveria në mosmarrëveshje për shkarkimin e prokurorit të shtetit

schedule15:45 - 15 Janar, 2024

schedule 15:45 - 15 Janar, 2024

Shkarkimi i prokurorit të shtetit Dariusz Barski nga ministri i drejtësisë ishte i paligjshëm. Kësht u shpreh presidenti i Polonisë të hënën, duke hapur një front të ri në konfliktin midis kreut të shtetit dhe qeverisë së re, shkruan Reuters.

Ministri i Drejtësisë Adam Bodnar është ngarkuar me zbërthimin e politikave të qeverisë së mëparshme nacionaliste të Ligjit dhe Drejtësisë (PiS), për të cilën kritikët thonë se rriti ndikimin politik mbi sistemin gjyqësor.

Tërheqja e reformave të PiS është thelbësore nëse Polonia do të zhbllokojë miliarda euro fondet e Bashkimit Evropian që janë ngrirë për shkak të shqetësimeve të sundimit të ligjit.

Megjithatë, ajo e sjell qeverinë e re pro-evropiane në konflikt me presidentin Andrzej Duda, një aleat i PiS, në javët e para të trazuara të “bashkëjetesës”.

Presidenti thotë se Bodnar nuk ka autoritetin për të shkarkuar në mënyrë të njëanshme Barski. Ministria e Drejtësisë argumenton se emërimi i Barskit ishte i pavlefshëm, pasi ligjet në fuqi në kohën e emërimit të tij ndalonin dikë që kishte dalë në pension të merrte rolin e prokurorit të shtetit.

“Shkarkimi i prokurorit të shtetit mund të bëhet vetëm pas konsultimit midis kryeministrit dhe presidentit… kërkon pëlqimin me shkrim të presidentit,” u tha Duda gazetarëve pas një takimi me kryeministrin Donald Tusk./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!