Gaetano Castrovilli është një nga surprizat më të bukura të këtij fillim sezoni në kampionatin italian. 22-vjeçari është kthyer në një titullar fiks të Fiorentinës dhe po zhvillon lojëra të bukura. Golin e parë në Serie A e shënoi kundër Milanit në fitoren 1-3.
Mesfushori ofensiv pëlqehet shumë nga dy klubet e Milanos. Interi dhe Milani janë gati të nisin një garë të fortë për shërbimet e tij. Pavarësisht se Fiorentina rinovoi disa ditë më parë deri në vitin 2022 me Castrovillin, dy klubet e mëdha nuk dorëzohen.
Zikaltrit janë gati të ofrojnë Politanon (pëlqehet shumë nga Montella), ndërsa kuqezinjtë po përgatisin një ofertë për klubin viola. “Djalli” pëlqen shumë cilësitë e tij dhe moshën e re të lojtarit italian. /abcnews.al