Papa Françesku thotë se dorëheqja është një mundësi por jo në të ardhmen e afërt. Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë për ‘Che Tempo Che Fa sul Nove’ me Fabio Fazion, raportojnë mediat italiane.
“Nuk është një mendim, as shqetësim, as dëshirë, por një mundësi e hapur për të gjithë Papët. Por për momentin nuk është në qendër të mendimeve të mia. Për sa kohë që kam dëshirë të shërbej do të vazhdoj, nëse gjendja ndryshon, do të duhet të mendojmë për këtë” , u shpreh Papa.
Gjatë intervistës Papa foli edhe për tema të tjera. Për luftën në Lindjen e Mesme, ai tha: “Çdo ditë telefonoj famullinë në Gaza dhe më tregojnë gjërat e tmerrshme që po ndodhin. Sa arabë të vdekur dhe sa izraelitë të vdekur, dy popuj të thirrur të jenë vëllezër duke e vetëshkatërruar njëri-tjetrin”./abcnews.al