Një 40 vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë kufitare në Kakavijë. 40 vjeçari i ka ofruar 20 euro punonjësit për të hyrë në vend pa u regjistruar.
Procedimi penal nisi sepse 40 vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësin e Policisë Kufitare të PKK Kakavije, duke futur në pasaportën e tij, në momentin e dorëzimit, një kartëmonedhë 20 euro, me qëllim që të mos i kontrollohej dokumentacioni dhe të hynte në vendin tonë, pa u regjistruar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al