Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Basha nuk ka peshë dhe fuqi për të ndryshuar gjërat”/ Gjikondi për zgjedhoren: Parlamenti formalizon vendimet e Gjykatës Kushtetuese

schedule20:44 - 11 Janar, 2024

schedule 20:44 - 11 Janar, 2024

Juristja Brizida Gjikondi thotë se kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk ka peshë dhe fuqi për të bërë ndryshime në reformën zgjedhore.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi u shpreh se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë të detyrueshme për parlamentin shqiptar dhe nuk mund të bëhen pazare.

“Basha ka bërë punë të dyfishtë, në kuptimin figurativ të fjalës, ia ka lënë gjithë territorin e opozitarizmit Berishës. Prandaj, Rama dhe ndërkombëtarët deri më sot kanë quajtur opozitë Berishën, sepse Basha ka qenë inekzistent. Opozitarizëm me vepra, Berisha ka qenë, të jemi realistë. E dinë mbështetjen reale që ka Basha në partinë e tij. Ai nuk ka peshën dhe fuqinë për të ndryshuar gjërat. Sa i takon Gjykatës Kushtetuese, që kur janë zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, e dimë që janë zgjedhur nga partitë politike një pjesë e tyre, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, janë të detyrueshme për parlamentin shqiptar.

Parlamenti thjesht formalizon. Mund ta kalojnë vetëm në Komisionin e Ligjeve dhe direkt në parlament. Për këto të tjerat mund të bëhet komisione bipolare, bipartizane. Për Gjykatën Kushtetuese, thjesht formalizohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, nuk mund të ketë debat dhe të bëhet pazar”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!