Guvernatori i Floridës Ron DeSantis dhe ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB Nikki Haley kanë akuzuar vazhdimisht njëri-tjetrin për gënjeshtra në një debat të nxehtë që u përshkallëzua deri në ofendime, ndërsa dy kandidatët luftuan për t’u shfaqur si alternativa më e mirë ndaj Donald Trump përpara zgjedhjeve të para paraprake të Partisë Republikane.
Por ish-presidenti mungoi edhe një herë në debat, kështu që kundërshtarët e tij zgjodhën të kthenin armët kundër njëri-tjetrit në vend të Trump, i cili kryeson në sondazhe.
“Ne nuk kemi nevojë për një politikan tjetër të pandershëm që thjesht t’ju thotë atë që ai mendon se dëshironi të dëgjoni, vetëm për të marrë votat tuaja,” tha DeSantis.
Të dy rivalët po sulmojnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrin përpara zgjedhjeve të para paraprake të së hënës në Iowa.
Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të publikuar dje, të mërkurën, ish-presidenti ka mbështetjen e 49 për qind të republikanëve, shumë përpara Haley, e cila është në vendin e dytë me 12 për qind.
Për herë të pestë, Trump mungoi në debat, duke zgjedhur në vend të kësaj të jepte një intervistë për Fox News nga Des Moines, Iowa, gjatë së cilës ai u pyet nga një audiencë mbështetësish të mbledhur atje për këtë qëllim.
/abcnews.al