Përfaqësuesi rus në OKB ka bërë një pretendim të guximshëm se Ukraina përdori municione thërrmuese në një sulm në qytetin rus të Belgorod në dhjetor.
Vasily Nebenzya e bëri pretendimin pa ofruar prova, shkruan Sky News. Ai i referohej një sulmi në Belgorod më 30 dhjetor, në të cilin u vranë 25 persona.
Sulmet goditën lagjet e banuara dhe një treg Krishtlindjesh ku “fëmijët dhe prindërit e tyre ishin të pranishëm”, tha Nebenzya.
Ai deklaroi se nuk kishte objekte ushtarake aty pranë, duke e përshkruar atë si një “krim lufte të planifikuar”.
Përfaqësuesi gjithashtu kritikoi përgjigjen e Perëndimit, duke thënë se ai “nuk dëgjoi asnjë fjalë ngushëllimi”. /abcnews.al