DASH: Palestinezët nuk duhet të detyrohen të largohen nga Gaza

schedule23:18 - 8 Janar, 2024

schedule 23:18 - 8 Janar, 2024

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, tha se “civilët palestinezë duhet të jenë në gjendje të kthehen në shtëpi sa më shpejt që të lejojnë kushtet”.

Në një postim në rrjetin social X, ai shtoi, “Ne duhet të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt, më të qëndrueshme dhe më paqësore për rajonin”.

Ndërkaq, tre palestinezë u vranë këtë të hënë nga forcat izraelite në Tulkarem në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi Ministria e Shëndetësisë palestineze. Viktimat janë tre meshkuj të moshës 22-24 vjeç, sipas të njëjtit burim.

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga Forcat e Armatosura të Izraelit (IDF) dhe Shin Bet (agjencia e sigurisë së brendshme të Izraelit), thuhet se tre palestinezë u vranë gjatë një shkëmbimi zjarri me oficerët e policisë sekrete që po përpiqeshin të arrestonin terroristët e dyshuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!