Rusia sulmon me breshëri raketash Ukrainën, katër të vrarë dhe disa të plagosur

schedule21:54 - 8 Janar, 2024

schedule 21:54 - 8 Janar, 2024

Rusia ka sulmuar rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash nga ajri më 8 janar, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, janë lëshuar sirena për sulme ajrore, shkruan REL.

Kanalet vazhduese ukrainase thanë se rreth dhjetëra bombardues strategjikë rusë shkrepën raketa lundruese, përfshirë raketa hipersonike të llojit “Kinzhal”.

Ushtria ukrainase tha se i ka rrëzuar 18 raketa dhe tetë dronë të prodhuar nga Irani.

U raportua për shpërthime të shumta në rajonet si, Harkiv, Dnipro, Kriv Rih, Hmelnitski dhe Zaporizhja.

Dy njerëz u vranë në Hmelnitski, ku së paku gjashtë shpërthime shkaktuan gjithashtu dëme në infrastrukturë, sipas administratës shtetërore të këtij rajoni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!