“Më jep para ose të keqpërdora fotot”, arrestohet 32 vjeçari që kërcënonte të riun në TikTok

schedule13:42 - 6 Janar, 2024

schedule 13:42 - 6 Janar, 2024

Një 32 vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Mësohet se ai kërcënonte prej disa muajsh një 29 vjeçar në rrjete sociale se do t’i keqpërdorte disa foto të tij dhe të familjarëve nëse nuk i jepte shuma parash.

32 vjeçari e shantazhonte të riun nëpërmjet rrjetit social ‘TikTok’ se nëse nuk do t’i jepte para do t’i përdorte fotografitë për të krijuar profile false në rrjetet sociale.

Policia ka sekuestruar nën cilësinë e provës materiale edhe dy celularë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!