Lezhë/ Goditen dy raste të shitjes së drogës pranë shkollave, arrestohet 33 vjeçari, nën hetim një tjetër

schedule12:01 - 6 Janar, 2024

schedule 12:01 - 6 Janar, 2024

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të tjera të tentativës për të shitur lëndë narkotike pranë shkollave. 33 vjeçari Dardan Rrebani u arrestua në qytetin e Lezhës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro.

Ndërsa një 18 vjeçar nga Rrësheni është vënë nën hetim pasi iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza. Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave si dhe sendet e tjera, u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!