Spitalet italiane ‘tejmbushen’ nga fluksi i pacientëve me grip, më i keqi në 20 vitet e fundit

schedule14:02 - 5 Janar, 2024

schedule 14:02 - 5 Janar, 2024

Spitalet italiane janë nën presion për shkak të rritjes së rasteve me grip. Sipas të dhënave të organeve kompetente, ka një rënie të numrit të rasteve me koronavirus. Megjithatë, rastet me grip, komplikime të sistemit të frymëmarrjes dhe rastet me pneumoni vazhdojnë të rriten, jo vetëm tek pacientët e moshuar.

Javën e fundit rastet me Covid-19 janë ulur me 16%, por sipas shumë ekspertëve të virologjisë, kjo rënie mund të jetë për shkak të numrit më të ulët të analizave të kryera gjatë pushimeve.

Që do të thotë se mund të shënohet një rritje e re në ditët në vijim.

Për sa i përket urgjencës spitalore, shumica dërrmuese e pacientëve me simptoma dhe komplikime të ngjashme me gripin janë qytetarë të moshuar dhe më të rrezikuar.

Matteo Bassetti, shefi i sëmundjeve infektive në Spitalin San Martino në Xhenova, theksoi se “ky është gripi sezonal më i keq i 20 viteve të fundit, për sa i përket shkallës së transmetimit”.

Sipas shifrave të fundit, më shumë se një milion italianë janë me grip, ndonëse kulmi i rasteve, i cili pritet ndoshta brenda javës së ardhshme.

/abcnews.al