Tashmë gjithçka është zyrtare, “pistoni” kanadez i krahut të djathtë të fushës, Tajon Buchanan është futbollisti më i ri i “Zikaltërve” të Inter, me anësorin, që zbarkuar në Milano, mesditën e kësaj të enjteje, ku fillimisht kaloi me sukses testet mjekësore e më pas firmosi me nënkampionët e Evropës, një kontratë 4.5-vjeçare, nga e cila do të paguahet plot 1.5 milionë euro në sezon.
Për kartonin e Buchanan, “Zikaltërit” derdhën fillimisht 7 milionë euro në arkat e “gjigantëve” belg, të Club Brugge, si dhe do të paguajnë 3 milionë euro të tjera, në formë bonusi, për kartonin e 25-vjeçarit, me këtë të fundit, që do të jetë gati për teknikun Simone Inzaghi, vetëm pas përballjes ndaj Verona.
Me transferimin e Tajon Buchanan, tashmë “Zikaltërit” e Inter kompletojnë krahun e djathtë të mesfushës, që kishte mbetur i mangët në numra pas dëmtimit të anësorit kolumbian, Juan Cuadrado, me “yllin” kanadez, që ndryshe nga “veterani” pritet të sjellë më shumë shpejtësi dhe cilësi teknike te nënkampionët e Evropës. /i.m /abcnews.al