Largohen emigrantët/ Në dy ditë kanë dalë 13 mijë persona në Kapshticë

schedule16:00 - 4 Janar, 2024

schedule 16:00 - 4 Janar, 2024

Kthimi i emigrantëve në Greqi pas festave ka rritur fluksin e lëvizjeve drejt vendit fqinj. Dy ditët e fundit kanë udhëtuar drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Kapshticës rreth 13 mijë persona.

Fluksi i lartë po menaxhohet pa vonesa në të dyja doganat, çfarë ka shmangur pritjet e qytetarëve në kufi. Policia kufitare greke, pas takimeve me palën shqiptare po punon me 6 sportele, ndërsa pala jonë punon me 7 sportele, në varësi të fluksit të lëvizjeve.

Për të menaxhuar numrin e lartë të udhëtarëve në Durrës këtë të enjte nisën lundrimet e dyfishta. Emigrantet të cilët qëndruan për disa ditë në Shqipëri thonë se vendi ka pësuar ndryshime pozitive.

Përgjatë të enjtes pritet të largohen përmes portit të Durrësit rreth 4 mijë persona ndërsa lundrimet e dyfishta do të vijojnë deri në datën 7 janar.

/abcnews.al/