Të gjitha institucionet e rëndësisë së veçantë ishin në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve.
Incidentet e shënuara ishin të pakta.
Policia do të jetë në shërbim të përforcuar edhe ditët e para të janarit.
“Nga raportimet që kemi në shkallë vendi, nuk ka raportim për të lënduar. Policia e Shtetit do të vazhdojë shërbimin gjatë gjithë natës. Kemi marrë masa për të ndëshkuar çdo përdorues të automjeteve që përdor pije alkoolike”, theksoi ndër të tjera Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj./abcnews.al