Fluturim historik nga New York në Sidney

schedule17:51 - 20 Tetor, 2019

schedule 17:51 - 20 Tetor, 2019

“Qantas” arriti të realizonte një fluturim testues historik pa ndalesë nga Ne Jorku në Sidney, duke analizuar ndikimet e mundshme mbi pilotët, ekuipazhet dhe pasagjerët e atij që do të ishte udhëtimi më i gjatë me aeroplan komercial në botë. Shefi ekzekutiv i “Qantas”, Alan Joyce, tha se ky ishte një moment me të vërtetë historik për “Qantas”, aviacionin australian dhe aviacionin botëror.

50 pasagjerë ishin në bordin e një “Boeing 787-9 Dreamliner” i ri i cili u ul në Sidney të dielën në mëngjes, pas një udhëtimi prej 16.200 kilometrash që zgjati 19 orë e 16 minuta.

Udhëtimet e gjata pa ndalesë janë gjithmonë e më shumë të kërkuara dhe Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) pret që numri botëror i pasagjerëve vjetorë të rritet nga 4.6 miliardë këtë vit në 8.2 miliardë deri në vitin 2037./ABC News Albania