Meloni shtyn konferencën për shtyp të fundvitit

schedule15:10 - 29 Dhjetor, 2023

schedule 15:10 - 29 Dhjetor, 2023

Konferenca për shtyp e fundvitit e kryeministres italiane  Giorgia Meloni do të mbahet më 4 janar në orën 11:00, në marrëveshje me Shoqatën e Gazetarëve, bënë të ditur bashkëpunëtorët e kryeministres duke sqaruar se kryeministrja po e merr veten pas një problemi otoliti.

Otoliti e detyron Melonin të qëndrojë në shtrat dhe në errësirë për gati dy ditë. Siç shpjegojnë bashkëpunëtorët e saj, mbrëmjen e djeshme një mjek i ka diagnostikuar “sindromën otolitike” dhe ka përshkruar diagnozën për zgjidhjen e situatës.

Fillimisht, sqarojnë bashkëpunëtorët e kryeministres, u mendua si një grip i thjeshtë pasi kryeministrja shfaqte simptoma të përzierash dhe marrje mendsh.

”Sot në mëngjes, pas diagnostikimit që pengonte lëvizjet e befasishme, ajo u ngrit dhe po përmirësohet. Do të duhen edhe disa ditë si masë paraprake”, theksuan mjekët.

/abcnews.al