Sassuolo dhe Interi po zhvillojnë një ndeshje spektakolare mes tyre. Emocione të shumta në “Mapei Stadium”, aty ku janë shënuar 4 gola në pjesën e parë. Romelu Lukaku ka rikthyer sërish Interin në avantazh me golat e shënuar në minutën e 38-të dhe 45-të.
Sulmuesi belg mori një top të bukur nga De Vrij, lëvizi mirë në zonë dhe gjuajti menjëherë. Interi kishte gjetur golin disa minuta më parë me Martinez, por VAR-i e anulloi për një faull të Lukakut. 26-vjeçari shlyu gabimin dhe kaloi ekipin e tij në avantazh me një diagonale të saktë.
Zikaltrit nuk u mjaftuan me kaq dhe shënuan sërish. me Lukakun, i cili u tregua i saktë nga pika e penalltisë. Ky është goli i pestë në kampionat për të. Më parë kishin shënuar Martinez dhe Berardi, teksa ekipi i Conte rikthehet në avantazh. /abcnews.al