Tjetër gol në “Mapei Stadium”. Sassuolo ka reaguar pas golit të Interit dhe ka arritur të barazojë ndeshjen. Domenico Berardi i ka shënuar pothuajse gjithmonë zikaltërve dhe nuk e ka harruar vesin as sot.
Sulmuesi ka lëshuar një diagonale të bukur nga krahu i djathtë duke mposhtur portierin Handanovic. Dedikimi shkon për Giorgio Squinzi, ish-presindetin e Sassuolos, i cili u nda nga jeta disa ditë më parë.
Martinez zhbllokoi shifrat në minutën e dytë, teksa Berardi ka rikthyer barazimin 14 minuta më pas. /abcnews.al