Papa Françesku dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky kanë zhvilluar një bisedë telefonike mbrëmjen e së enjtes. Zelensky e falenderoi Papën për mbështetjen shpirtërore të popullit ukrainas.
Kjo u njoftua nga ambasada e Ukrainës në Selinë e Shenjtë, duke shtuar se Papa dhe Zelensky folën gjithashtu për punën e përbashkët në Formulën për Paqe.
“Sapo fola me Shenjtërinë e Tij Papa Françeskun për të shprehur mirënjohjen për urimet e tij të Krishtlindjeve për Ukrainën dhe ukrainasit, për urimet e tij për paqe, një paqe të drejtë për të gjithë ne”, tha Zelensky.
“Ne diskutuam punën tonë të përbashkët për Formulën e Paqes, më shumë se 80 shtete janë përfshirë tashmë,” sipas Zelensky. “I jam mirënjohës Vatikanit për mbështetjen e punës sonë”./abcnews.al