Juventus mendon “larg”, “Zonja e Vjetër” shton një tjetër talent në repartin ofensiv

schedule10:36 - 28 Dhjetor, 2023

schedule 10:36 - 28 Dhjetor, 2023

Yildiz, Huijsen, Iling-Junior, Miretti, Fagioli e Caviglia, këto janë vetëm disa nga emrat, që “Bardhezinjtë” e Juventus kanë vendosur të promovojnë në ekipin e parë, duke nisur kështu një “epokë” të re, te rekordmenët e futbollit italian, “epokë”, e cila duket se do të ndikohet jo pak edhe nga zgjedhjet në merkato, që Drejtori Teknik, Crisitano Guintoli do të bëjë te “Zonja e Vjetër”.

Ky i fundit ka vendosur të shtojë një tjetër talent, kësaj radhe të repartit ofensiv, në radhët e Juventus, teksa bëhet fjalë për “fantazistin” malazez, i cili aktivizohet në radhët e skuadrës së Buducnost Podgorica, Vasilije Adciz, me 17-vjeçarin, që është i aftë të mbulojë një sërë pozicionesh, si mesfushor qendre, mesfushor i avancuar, apo në krahun e majtë të sulmit.

Për transferimin e lojtarit, të lindur më 12 maj të vitit 2006, Juventus ka paguar plot 5 milionë euro, duke mundur kështu në “garë”, një tjetër skuadrë italiane, atë të Bologna-s, me Adzic, që konsiderohet, si një ndër talentet më premtues në shtetin fqinj, ku krahasimet kanë qenë jo të pakta as me ish-“yllin” e Fiorentina, Inter, Manchester City e Sevilla, Stevan Jovetic, i cili nisi çdo gjë nga Serie A.

Ndërkaq, përsa i përket statistikave të këtij sezoni, Adzic ka bërë goxha mirë te malazezët, duke llogaritur këtu edhe moshën, teksa në 23 përballjet e zhvilluara deri më tani në të gjitha kompeticionet ku skuadra ka marrë pjesë ka shënuar plot 6 gola, si dhe ka arritur të asistojë 2 herë për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al