“Ne të gjithë jemi trashëgimtarë të veprës së jetës së Jacques Delors: një Bashkimi Evropian i gjallë dhe i begatë,” tha në një deklaratë Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.
LEXO EDHE: Shuhet arkitekti i Eurozonës/ Jacques Delors u nda nga jeta në moshën 98-vjeçare
“Jacques Delors dhuroi vizionin e tij për një Evropë të bashkuar dhe përkushtimin e tij për paqen në orët më të errëta të Luftës së Dytë Botërore,” nënvizon Von der Leyen, duke shtuar se “me inteligjencën e tij të jashtëzakonshme dhe humanitetin e pashembullt”, Jacques Delors, i cili vdiq këtë të mërkurë në moshën 98-vjeçare, “u bë mbrojtësi i palodhur i bashkëpunimit të kombeve europiane dhe zhvillimit të identitetit europian”.
Në fund të fundit, një ide që ndër të tjera lindi nga vetë Delors, ishte, siç vëren Presidentja e Komisionit, krijimi i Tregut të Përbashkët, i programit Erasmus dhe fazave të para të monedhës së përbashkët, pra krijimi i një të begatë dhe me ndikim të Bashkimit Evropian.
Jacques Delors était un visionnaire qui a rendu notre Europe plus forte.
L’œuvre de sa vie est une Union européenne unie, dynamique et prospère.
Elle a façonné des générations entières d’Européens, dont la mienne.
Honorons son héritage en renouvelant sans cesse notre Europe.
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) December 27, 2023
“Le të nderojmë trashëgiminë e tij duke rinovuar dhe rigjallëruar vazhdimisht Evropën tonë”, përfundoi Ursula von der Leyen në deklaratën e saj./abcnews.al