Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trashëgimia përmes testamentit/ Kushtetuesja: Brenda një viti, Kuvendi të ndryshojë Kodin Civil

schedule15:56 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 15:56 - 27 Dhjetor, 2023

Deri më sot, nëse ke një pronë dhe dëshiron të shkruash një testament pas vdekjes, pasurinë duhet t’ja trashëgosh, ose fëmijëve, ose motrave dhe vëllezërve. Vetëm nëse nuk ke të afërm me lidhje gjaku, mund t’ja lësh pasurinë bashkëshortit, bashkëjetuesit apo ndonjë personi të tretë. Këtë Gjykata Kushtetuese e konsideron të padrejtë dhe i lë Kuvendit 1 vit kohë për të korrigjuar Kodin Civil.

Gjykata me shumicë votash detyron Kuvendin që të plotësojë këtë boshllëk ligjor.

Korrigjimi i Kodit Civil kërkon 84 vota dhe kjo nuk është arritur edhe për vendime të tjera të ngjashme të Kushtetueses, për mungesë të konsensusit.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj  tha se . Cdo institucion eshte i detyruar te zbatoje vendimet e GJK dhe ne rast moszbatimi cdo institucion mban peshen dhe pergjegjesine perkatese.

Sipas Kushtetueses është e padrejtë që teksa je gjallë, ti mund t’ja dhurosh pronën kujt të duash. Ndërsa për testamentin e pasvdekjes je i kufizuar vetëm tek rrethi i gjakut, e minimalisht nuk përfshihet bashkëshorti.

Kushtetuesja e lë në dorë të Kuvendit gjetjen e një formule ideale për ruajtjen e familjes dhe për garantimin e lirisë së zotërimit të pronës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!