Në prag të ndërrimit të viteve, dikur te posta radhët ishin të gjata. Në këtë periudhë postierët kishin shumë punë. Qytetarët vinin në postë për të dërguar kartolinat me urimet për miqtë. Por, sot kjo traditë thuase është harruar.
Eranda Gorishti, punonjëse e Postës Shqiptare tregon se këto ditë të fundit të vitit kanë marrë vetëm 10 kartolina nga qytetarët.
“Ka goxha diferencë vite më parë. Dikur kishte shumë fluks për dërgimin e kartolinave.”
Ndonëse shumë të paktë në numër, janë te moshuarit që i drejtohen postës për të dërguar kartolina.
“Kartolina që ofron posta është ky format. Këtu shkruajnë dhe kërtu mbrapa vendoset pulla postare. Një prej tyre kushton 200 lekë. grupmosha e tretë është ajo që dërgon më shumë kartolina. E ruajnë si traditë për tua dërguar nipave dhe mbesave jashtë vendit.”
Festat e fundvitit nuk kishin kuptim pa kartolina. Nëse dikur ishte ajo ishte forma më e përhapur për të përcjellë urimet, zhvillimet teknkologjike po e nxjerrin nga qarkullimi. Vendin e kartolinës, me urimin me shkrim dore e kanë zënë mesazhet në rrjetet sociale.
Më të moshuarit e kujtojnë me nostalgji. Disa rej tyre thone se përpiqen ti përshtaten ndryshimeve që erdhën bashkë me internetin.
“100 mijë herë ajo kohë kur dërgonin kartolina. Kishim harmoni me njëri tjetrin”
“Ishte gjë e bukur, dashuri midis njerëzve. Po sot dërgoni më? Jo, kemi facebook tani”
“Kujtime shumë të bukura. Kanë ikur ato kohë. Tani urojmë vetëm me mesazhe”
Të rinjtë, dërgimin e një kartoline e cilësojnë si të dalë mode, ndonëse ruajnë kujtime nga fëmijëria.
“Ka dalë nga moda, urojmë në rrjetet sociale. Kur keni dërguar një kartolinë për herë të fundit? Ka ca vite, mund të themi nja 10 vite.”
“Më vjen keq që është humbur. Kur është ndërruar sistemi kam qenë adoleshente, por me atë tonën mundoheshim dërgonin kartolina, shkruanin vjersha”
Më të vegjlit përpiqen të trashëgojnë traditën. Dërgimi i kartolinave mes shokëve dhe shoqeve në shkolla ekziston ende.
“Po kemi dërguar disa te klasa. Kemi dërguar kartolina që nga klasa e dytë. E bëjmë çdo vit. Më shumë urohet me rrjete sociale, por ne përpiqemi ta mbajmë traditën edhe me kartolina.”
“Çfarë ke shruajur tit e kartolina? Shkruhet gëzuar 2024 dhe pushime të mbara”
Zhvillimet bashëkohore ndryshuan në këtë mënyrë edhe mënyrën sesi ne themi gëzuar dhe bashkë me të edhe emocionin e bukur të dërgimit të dhe të marrjes të një kartoline./ abcnews.al