Bombardimi i djeshëm rus në Kherson dëmtoi rëndë infrastrukturën energjitike të qytetit, duke lënë 70 përqind të përdoruesve pa energji elektrike.
Kjo u bë e ditur nga guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin. Ai shtoi se riparimet emergjente janë duke i zhvilluar, por është e vështirë të thuhet se kur do të përfundojnë.
“Shërbimet po bëjnë gjithçka që është e mundur për të rikthyer energjinë elektrike”, tha zyrtari.
Dje forcat ruse goditën një stacion treni të mbushur me njerëz në qytet, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur katër të tjerë./abcnews.al


