Rrëzohet avioni i Forcave Ajrore greke, humb jetën piloti

schedule13:34 - 27 Dhjetor, 2023

schedule 13:34 - 27 Dhjetor, 2023

Një avion i vogël stërvitor i Forcave Ajrore është rrëzuar në orët e para të mëngjesit në zonën e Kalamatës në Greqi. Sipas të dhënave paraprake, avioni T-2 Buckeye, për motive ende të paqarta është rrëzuar rreth 500 metra larg aeroportit nga ku u ngrit.

Avioni humbi kontrollin, ndërsa po i afrohej aeroportit, pranë gardhit rrethues. Sipas njoftimit zyrtar të Forcave Ajrore greke, avioni u rrëzua në orën 11:28 dhe piloti 40 vjeçar Epaminondas Kosteas ka humbur jetën.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e rrëzimit të tij dhe specialistët ndodhen në vendngjarje. Forcat Ajrore të Greqisë kanë blerë 40 avionë të tillë në vitin 1976, të cilët ishin edhe avionët e parë stërvitor të Forcave Ajrore Greke.

/abcnews.al