Muzikal-i ‘Jesus Christ Superstar’ do të rikthehet sërish në Teatrin Kombëtar. Vepra, nën regjinë e ALtin Bashës dhe skenografinë e Ilirjana Bashës flet për ditët e fundit te Jezusit, të para nga perspektiva e Judës, njeriut që e tradhëtoi. Muzikali do të organizohet në datat 28, 29 dhe 30 Dhjetor në Airturbina.
Aktori Amri Hasanliu dhe koreografi Sdmir Memia ishin të ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku dhanë detaje nga muzikali. Memia theksoi gjatë intervistës se do të dëshironte që muzikali të jepej edhe në qytetet e tjera të vendit, por shtoi se është e vështirë për shkak të kostos së madhe.
“Muzikali ka shkallë vështirësie të lartë sepse duhet të bëhen tre procese në kohën dhe momentin e duhur. Skenografia është e vështirë. Ka ndryshime të vogla në pjesën e skenografisë.”, tha Memia.
“Është e vështirë që të kthehet nëturne. Më e mira është që të bëhet traditë që ta shihte çdo qytet i Shqipërisë. Por ka kosto të madhe sepse vetëm trupa janë 25 persona”, shtoi më tej koreografi./abcnews.al