Britania e Madhe po përgatitet të dërgojë një anije luftarake në Guajana. BBC shkruan se kjo mbështetje vjen pasi Venezuela pretendon se një pjesë të diskutueshme të territorit të Guyanezit që është i pasur me naftë dhe minerale, është e saj.
Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se HMS Trent do të merrte pjesë në stërvitjet e përbashkëta pas Krishtlindjeve.
HMS Trent, një anije patrullimi në det të hapur ishte vendosur në Karaibe për të kërkuar kontrabandistë droge, por u ricaktua pasi qeveria e Venezuelës kërcënoi të aneksonte rajonin Essequibo të Guajanës, në fillim të këtij muaji .
Kjo ngjalli frikën se Venezuela mund të pushtojë dhe të ndezë luftën e parë ndërshtetërore në Amerikën e Jugut që nga konflikti në 1982. Venezuela ka pretenduar prej kohësh pronësinë e Essequibo, një rajon prej 61,000 miljesh katrorë që përfshin rreth dy të tretat e Guajanës.
/abcnews.al/