Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Inter nuk ndalet, zikaltërit mposhtin Lecce dhe vazhdojnë rrugën e Scudettos

schedule19:56 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 19:56 - 23 Dhjetor, 2023

Inter ka arritur të mposhtë Leccen në “San Siro” me rezultatin 2-0.

Pjjesa e parë është mbyllu në rezultatin 1-0, ku Yann Bisseck shënoi një gol të bukur me kokë falë asistimit të Calhanoglu.

Në të dytën, ishte përsëri Inter i cili shënoi. Një top perfekt me takë nga Arnautovic drejt Barellës që bëri mbrojtjen e miqve të hutohej, e më pas mesfushori italian e dërgon në rrjetë.

Pas aktivizimit të tij, Kristjan Asllani për pak realizoi një gol të jashtëzakonshëm, pasi goditi nga një distancë e konsiderueshme por portieri kundërshtar bëri mrekullinë duke e ndalur atë predhë.

Me këtë fitore, Inter mbetet në krye të tabelës me 44 pikë, 4 më shumë se Juventusi i vendit të dytë./h.ll/abcnews.al

Shikoni golat

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!