Tottenham ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Everton me rezultatin 2-1.
Vendasit arritën t’i shënonin të dy golat në pjesën e parë. Në minutën e 9’ ishte Richarlison që zhbllokoi rezultatin, ndërsa goli i dytë erdhi nga Son në minutën e 18’.
Everton arriti të shënonte golin e vetëm në minutën e 82’ me anë të Gomes. Me këtë rezultat, Tottenham ngjitet në vendin e katërt me 36 pikë, ndërsa Everton në vendin e 16 me 16 pikë./h.ll/abcnews.al