Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Dyshohej se po përdorej për trafik njerëzor, avioni me 300 pasagjerë ndalohet në Francë

schedule08:54 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 08:54 - 23 Dhjetor, 2023

Autoritetet franceze ndaluan një avion me 303 pasagjerë indianë dhe ka nisur një hetim për kushtet dhe qëllimet e udhëtimit, thanë prokurorët të premten. Avioni u bllokua pasi u ndal për furnizim me karburant në qytetin Vatry pas marrjes së një informacioni se po përdorej për trafik të qenieve njerëzore.

Autoritetet po hetojnë dyshimet për trafikim njerëzor dhe shoqëruan në polici dy persona për t’i marrë në pyetje, tha zyra e prokurorisë publike të Parisit, duke shtuar se autoritetet ishin informuar nga një informator anonim. Linja ajrore dhe ministria e jashtme indiane nuk u përgjigjën për koment.

Avioni është në pronësi të kompanisë charter rumune Legend Airlines. Një avokate e firmës, Liliana Bakayoko, i tha kanalit francez të lajmeve BFMTV se ishte gati të bashkëpunonte me autoritetet franceze dhe shpresonte që avioni të mund të nisej në dy ditët e ardhshme./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!