Biden fal mijëra të dënuar për përdorim hashashi për festa

schedule08:30 - 23 Dhjetor, 2023

schedule 08:30 - 23 Dhjetor, 2023

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka falur dhjetëra të dënuar për posedim të sasive të vogla të marijuanës, në ato shtete ku ajo nuk është legalizuar për qëllime rekreative apo mjekësore.

Sipas Shtëpisë së Bardhë me këtë vendim bëhet realitet premtimi i drejtësisë së barabartë për korrigjimin e pabarazive racore në sistemin e drejtësisë.

“Të dhënat kriminale për përdorimin dhe zotërimin e marijuanës po bëhen një pengesë për punësimin, strehimin dhe mundësitë e arsimit. Shumë jetë janë penguar prej qasjes tonë të gabuar ndaj marijuanës. Është koha ta korrigjojmë”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Marijuana është dekriminalizuar në shumë shtete amerikane por jo në ligjin e përgjithshëm federal, teksa rregullatorët përgatisin uljen e kategorisë së rrezikshmërisë së saj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!