Sipas raportimeve të medieve italiane, i riu 22-vjeçar ndërroi jetë në spital pak pasi u qëllua me armë zjarri, nga persona ende të paidentifikuar, por që po hetohet nga Policia, për të zbuluar autorët.
Ndërkaq, kujtojmë se dy vjet më parë, në moshën 20-vjeçare, Celesia vendosi të braktiste futbollin, por ish-sulmuesi ka një të kaluar të shkëlqyer në ekipet e të rinjve të Palermo e Torino, ku me këta të fundit luajti 6 ndeshje me ekipin U17, përpara se të transferohej te Palermo, me të cilin luajti 10 ndeshje në vitin 2018, duke shënuar edhe 1 gol. /i.m /abcnews.al