Superliga, Javier Tebas kundër vendimit: E kisha paralajmëruar, ata filluan të “helmojnë” futbollin

schedule12:08 - 21 Dhjetor, 2023

schedule 12:08 - 21 Dhjetor, 2023

Vendimin e Gjykatës së Drejtësisë Europiane për pozicionin pro Superligës, nuk e ka pritur mirë as Javier Tebas, presidenti i La Liga.

La Liga mban qëndrimin e saj kundër një projekti që ata konsiderojnë se nëse ecën përpara do të çojë në humbjen e 55% të të ardhurave të klubeve spanjolle. Javier Tebas, presidenti i La Liga, foli edhe në rrjetet sociale për këtë dhe tregoi qëndrimin e tij se ky vendim nuk do të thotë se Superliga duhet të ecë përpara.

“Ata tashmë kanë filluar të helmojnë, siç paralajmërova. Duhet të ketë rregulla transfparente, të qarta, objektive për miratimin e konkurseve, të cilat nuk mjaftojnë thjesht për të mos miratuar, dhe duhet të ketë një strukturë rregullatorë objektive që kërkon kushte të krahasueshme me të gjithë sektorin, por që nuk i lihet gjykimit të lirë.

Tashmë në vitin 2022, UEFA vendosi një procedurë për të autorizuar kompeticionet e reja në të cilat Superliga mund të marrë pjesë. Ata gjithmonë kanë mundur të organizojnë gara jashtë mjedisit të UEFA-s dhe FIFA-s dhe kjo nuk mund të ndalohet, çështja është që kushtet e tyre të jenë nën organizimin e UEFA-s dhe FIFA-s.”

Tebas gjithashtu donte të rikuperonte termin “bar counter” në idetë e Superligës kur A22, kompania që promovon kompeticionin, njoftoi se do të transmetonin ndeshjet falas.

“Për të qenë i qartë, nuk ka dyshime dhe disa gabimisht do rihapin barin për të pirë puro deri në 5 të mëngjesit, siç duket se ka bërë sonte Bern Reichart, CEO i A22. Gjykata thotë se rregullat për pranimin e garave të FIFA-s dhe UEFA-s janë transparente, por jo se duhet të pranojnë Superligën. Përkundrazi, thekson se kriteret e pranimit në konkurse duhet të jenë transparente, objektive dhe jodiskriminuese. Parime saktësist të papajtueshme me Superligën”, përfundon Javier Tebas.

Gjithashtu ai deklaroi se ky koncept ideologjik që disa klube të privilegjuara vendosin për të ardhmen e futbollit europian në terësi, nëse vazhdon, mund të çojë në zhdukjen e qindra klubeve dhe mijëra vendeve të punës në Europë.

Nëse gjithçka nis, do të vërë në rrezik 194 mijë vende pune që La Liga krijon në Spanjë dhe rreth 8 milionë euro që ajo kontribuon në taksa, pasi ata besojnë se nisja e Superligës do të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në ligat kombëtare duke marrë parasysh se është një format i mbyllur. Përveç kësaj, La Liga këmbëngul që A22 përpiqet të mashtrojë klubet me të ardhura joreale për pjesëmarrësit./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!