Kremlini tha të mërkurën se nuk ka asnjë bazë aktuale për bisedime midis Rusisë dhe Ukrainës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov deklaroi se asnjë nga parakushtet nuk është vendosur në tavolinë, shkruan The Guardian.
Sipas tij, Ukraina u tërhoq nga procesi i negociatave në vitin 2022 “me insistimin e Britanisë” dhe “i ndaloi” negociatat me Rusinë.
Ukraina shprehet se paqja mund të bazohet vetëm në një tërheqje të plotë ruse nga i gjithë territori që ka pushtuar që nga fillimi i luftës në shkurt 2022./abcnews.al