“Bardhi po përdoret nga Berisha”, Arben Meçe: Vendimi i Këshillit të Mandateve shënoi vdekjen politike të Berishës

schedule13:53 - 19 Dhjetor, 2023

schedule 13:53 - 19 Dhjetor, 2023

Analisti Arben Meçe thotë se Gazment Bardhi po përdoret nga Sali Berisha për t’i marrë partinë Lulzim Bashës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Meçe u shpreh se Basha është treguar vigjilent dhe i ka penguar.

Sipas Meçes, vendimi i Këshillit të Mandateve të hënën e 18 dhjetorit, për heqjen e imunitetit të Berishës, shënoi vdekjen politike të ish kryeministrit.

“Lëvizjet e Bardhit dhe përkrahësve të vet, duhet ta shohim edhe si skemë të Berishës për ta aktivizuar në një moment të dytë. Skema ka qenë që një grupim i fuqishëm i Berishës, u instalua pranë grupit të Bashës, për të marrë partinë e Bashës. Vigjilenca e Bashës bëri që t’i linte në hije dhe t’i pengonte për të marrë partinë. Ata kanë triumfuar dhe kanë prodhuar një identietit të ri, rezistenca ndaj Berishës dhe çdo lloj intimidimi dhe kali troje të përdorur nga Berisha. Grupi Bardhi, janë njerëzit e Berishës. E vetmja mënyrë sot që ata të shpëtojnë, është të qëndrojnë në distancë nga Berisha. Beradhi e kuptoi përfundimisht vendosmërinë e shtetit shqiptar, të institucioneve ligjzbatuese që çështjen Berisha do ta shpien deri në fund.

Ajo seancë që u bë kur Këshilli i Mandateve mori vendim për heqjen e imunitetit për ta kaluar çështjen në parlament, është vdekja politike e Berishës. Është hapur rruga për të ekzekutuar arrestin në shtëpi, nëse do të rezistojë, SPAK jo pa qëllim i ka kërkuar të dyja. Është ashpërsim i masës, kur ky person ka refuzuar t’i përgjigjes masës”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!