Një sherr midis një shqiptari dhe një pronari lokali në Vetralla, Itali për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Ngjarja ndodhi në lokalin Jolly Blu kur gjatë orëve të para të pasdites të së dielës shqiptari hyri për të konsumuar një birrë.
Shqiptar dukshëm i dehur nisi të ngacmonte klientët e lokalit. Pronari Cristian Dolci i kërkoi të largohej por shqiptari uli pantallonat duke i treguar organin gjenital.
Dy orë më pas, shqiptari u kthye në lokal me hanxhar në dorë dhe goditi pronarin duke e lënë të plagosur në krah.
/abcnews.al